A do vazhdojë dashuria e çifteve të BBV jashtë shtëpisë? "Parashikimet" e gazetarëve të showbiz-it
Donald-Beatrix, Einxhel-Dj Dagz janë dy nga çiftet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip për të cilat thashethemt qarkullojnë poshtë e lartë.
Teksa finalja e Big Brother Vip po afron "meraku" i publikut për të ardhmen e çifteve është shtuar. A do vazhdojnë çiftet të jenë bashkë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother? A do jetë dashuria e tyre e njëjtë brenda dhe jashtë shtëpisë?
Lidhur me këtë gazetarët e showbiz-it shqiptar "parashikojnë" se sa do zgjasë marrëdhënia romantike e banorëve të BBV jashtë shtëpisë.
Në një intervistë për "Ditë e Re" në RTV Ora gazetarët e showbiz-it thonë se gjërat nuk do jenë njësoj për çiftet një momentin që do jenë jashtë shtëpisë, e për këtë arsye gazetarët thonë se historitë e dashurisë që lindin në formate televizive janë afatshkurtra.
Jeta Kasemi: Çifti Donald -Beatrix, nuk mendoj se do zgjasin. Do e shtyjnë dhe verën me zor. Deri në shtator janë ndarë. Einxhel-Dj Dagz, pëlqehen por nuk kuptohen. Nëse Einxhel tregohet e duruar, marrëdhënia do zgjasë.
Gerald Qerimi: Çifti Donald - Beatrix, ka një kleçkë mes tyre. Nëse Donaldi fiton BBV lidhja do zgjasë deri sa të fillojë BB tjetër. Nëse nuk e fiton besoj se do ndahen sepse duhen skupe të reja. Einxhel Dagz nuk i besoj. Nuk i besoj çiftet qe dalin nga formate televizive.
Anxhela Baxhia: Beatrix-Donald sipas meje do zgjasin më pak se një vit. Einxhel-Dj Dagz mund të zgjasin disi më shumë, duke qenë se Einxhel është më ekspresive ndërsa Dagz i butë dhe i tërhequr.