Medituesja shqiptare në Austri tregon si të praktikoni meditimin "Tao"
Meditimi Tao është një meditim shumë i veçantë pasi lidhesh direkt me Tao, burimin qiellor, universin.
Një rilidhje e jotja me të vërtetën, me qetësinë tënde, me informacionin pozitiv. Amadea Stefa me origjinë nga Shkodra ka 13 vite që ka filluar të praktikojë Meditimin Tao. Ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës si Azi, Afrikë, Amerikën e Veriut dhe Jugut duke marrë teknikat nga më të mira për zhvillimin shpirtëror nga mësuesit më të mirë.
E ftuar në studion e “Jeto me Orën” Amanda tregoi më tepër për këtë meditim dhe për karrierën e saj në Austri.
Stefa ka studiuar për pedagogji e psikologji dhe në moshën 15 vjeçare ka emigruar në Itali më pas rreth moshës 19 vjeç ka emigruar në Austri ku ka rreth 27 vite që jeton atje.
“U bënë 27 vite që jam në Austri dhe mbi 13 vite që praktikojë meditimin Tao. Babai im nuk është shqiptar por Austriak dhe kemi kërkuar të na kthejnë që në fillim në Austri por nuk na e dhanë mundësin dhe ne kemi ikur më vonë me bursë studimi për të studiuar dhe kështu u larguam avash avash. Dhe këtu kam ndërtuar familjen time jam martuar dhe kam dy fëmijë.
Austria është një vend shumë i bukur, më ka dhënë rregull, pastërtinë. Në Shqipëri kam marrë dashurinë, çiltërsinë dhe kjo gjë më ka mbetur nga aty në klarakter” u shpreh Stefa.
Ajo tregoi sesi u njoh me meditimin Tao dhe sesi ishin fillimet e saj në këtë fushë.
“Kam studiuar në universitet për mësuesi dhe pikologji, aty kam mësuar shumë për psikologjinë dhe sesi mundet që ne të krijojmë baza shumë të forta që çfarë do tërmeti të na vij në jetë ta përballojmë më së miri. Më pas kam vizituar shumë vende të botës që të njihja sa më shumë metoda për psikologjinë. Por për mendimin tim medota Tao është një nga më të mira dhe më të fortat që ka fuqinë dhe forcën të gjesh veten dhe të bësh në jetë atë që dëshiron realisht të bësh” u shpreh Stefa.
Po çfarë e bën meditimin Tao kaq të veçantë.
“Çdo meditimi ka veçantin e saj, por ky meditimim ka të mirat pasi ka çdo gjë specifike për çdo shqetësim që kemi diarre, probleme me zemrën, shqetësime familjare me partnerin, fëmijët pasi ne me ushtrimet që bëjmë i shohim gjërat më pozitivisht dhe u japim më lehtë zgjidhje” u shpreh Stefa.
Ajo tregoi se një seancë e meditimit Tao zgjat aq sa ju të dëshironi dhe të ndiheni mirë me veten. Stefan në studio tregoi edhe disa këshilla praktike për ta ushtruar meditimin Tao. Stefa tregoi se shumë shpejt do të jetë edhe në Shqipëri.
“Kam shumë dëshirë të vij aty dhe do të vi në 4 mars në Shqipëri dhe Kosovë , ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në aktivitetin tonë aty” përfundoi Stefa.

