Dajana: U ngritën 3 mln shqiptarë kundër meje, mikeshat më telefonuan dhe ishin aty për mua

Çfarë është një mik/e për ty? Kjo ishte tema e mbrëmjes në D-Night puntatën e kaluar.

Secili prej nesh ka miq në jetën e tij, por ato që kemi a janë vërtetë ata persona të cilët do të jenë në të mirë e në të keq me ty?

Patjetër që ekzistojnë miqësi të tilla dhe i tillë është rasti i Dajanës. Ajo tha se nuk është zhgënjyer kurrë nga mikesha e saj dhe në momentin më të vështirë të jetës kur 3 milionë shqiptarë u ngritën kundër saj, mikeshat e morën në telefon dhe i thanë ne jemi këtu për ty dhe mos e çaj kokën për asgjë në botë.

Dajana: Unë në jetën time kam qenë me shumë fat, realisht me shumë fat dhe nuk e di nëse kam qenë me fat apo atë e kam ndërtuar vetë, megjithatë për sa i përket mikeshave kam qenë me shumë fat.

Isha pranë tyre në momentet e vështira dhe më janë gjendur pranë në momentet e mia më të vështira. Sigurisht, momente të vështira nuk quaj kur ndahem nga i dashuri, sepse këtë nuk e kam në listë fare dhe momente të vështira quaj vërtetë kur kap -10, -5 dhe je shumë poshtë me moralin dhe gjendjen tënde psikologjike për 1001 arsye.

Me këtë rast përshëndes mikeshat e mia, të cilat i kam pafund të vërteta, megjithatë tre prej tyre i kam shumë shumë të afërta dhe i falenderoj për gjithë vitet që kanë qenë pranë meje në të mirë e në të keq.

Në fakt ajo shprehja, kur unë them se bëj një shoqe të ngushtë, e them gjithmonë: “ Do jesh me mua në të mirë e në të keq? Dhe nëse ajo kthen përgjigje menjëherë PO është mikja jote, nëse ajo mendohet dhe thotë, ahh po, ajo nuk do të jetë kurrë në të mirë e në të keq me ty!

Por duhet ta thotë atë përgjigje shpejt dhe e bindur!

Nuk jam zhgënjyer asnjëherë nga mikeshat e mia, sepse që në pamje të parë e kam dalluar nëse do të jetë apo jo besnike ndaj meje.

Mike të mirë quaj ato të cilat kur 3 milionë shqiptarë u ngritën kundër meje, më morën në telefon dhe më thanë: “Mos e ça kokën, ne jemi me ty”!

D-Night një nga program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: