Merreni vesh një herë e mirë/ Dajana: Nuk kam operacione plastike, jam kundër të bëheni si majmunë
Shpesh personazhet televizive akuzohen nga publiku për operacione plastike dhe madje dalin edhe në konkluzione përfundimtare.
Kjo pyetje i është drejtuar edhe Dajana Shabanit, një moderatore shumë e dashur për publikun, e cila nuk e ka aspak kompleks që të flasë pa dorashka për çdo gjë rreth saj.
Gjatë live-t në D-Night, Dajana u ndal te një pyetje e një komentuesi që e pyeste pikërisht nëse ka bërë apo jo operacione plastike.
Natyra e saj jo komplekse dhe e drejtpërdrejtë bën që ta thojë të vërtetën siç është duke e argumentuar atë.
Dajana: Duhet të kthej patjetër një përgjigje, sepse ma bëjnë edhe në Instagram. “Dajana, Zoti të ka bërë kaq të bukur apo ke bërë ndërhyrje”?
Unë nuk kam asnjë ndërhyrje! Ju lutem mos ma bëni më këtë pyetje. Unë jam shumë pro të bëni ndërhyrje plastike të gjitha vajzat që kanë nevojë dhe jam shumë kundër të bëheni si majmunë, sepse nuk më pëlqen aspak.
Po e besuat mirë, po nuk e besuat prapë mirë Ces’t La Vie! Nuk kam çfarë t’iu them!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: