Silvana Bushati: Ja pse jam më burrë se shumë burra!
Silvana Bushati, një vajzë sportive, e bukur dhe shumë, por shumë natyrë rebele. Ajo njihet nga të gjithë si një personazh pa komplekse dhe shumë e drejtpërdrejtë në atë çfarë thotë pa iu dridhur fare qerpiku.
Shpesh njerëzit mund ta shikojnë me skepticizëm në disa raste, por natyra e saj ua vërteton të kundërtën. Mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në D-Night dhe deklaratat që lëshoi në studio nuk duhen humbur.
Dajana: Silvana, sot je bërë më e bukur se në asnjë studio televizive që unë të kam parë
Silvana: Ma beso që po Dajana dhe deri tani stilistja ka qëndruar me mua për të më rregulluar fustanin për tek programi yt.
Dajana: Je bërë vërtetë shumë e mirë! Komplimentet e mia!
Silvana: Shumë faleminderit ftesën dhe është kënaqësi e madhe që jam sonte me ty
Dajana: Spikat për deklaratat që bën dhe shpesh zihesh. Pse ndodh kjo?
Silvana: Jam mundur nganjëherë që ta bëj edhe unë diplomaten, por jo do të dilja jashtë vetes time. Nuk do të isha Silvana dhe do të shtiresha. Pastaj kur t’a shikoja veten time në televizor do thosha “Ej ti nuk je Silvana Aty”
Dajana: Dua ta nis intervistën me një shprehje tënden “Jam më burrë se shumë burra”Pse kjo deklaratë?
Silvana: Po është shumë e vërtetë dhe ka miliona arsye. Si fillim në karakter jam shumë më e fortë se shumë meshkuj që na ka rastisur të njohim e të takojmë në jetë. Jam një shpirt shumë luftarak dhe nuk dorëzohem, sado probleme të më sjellë jeta jam gjithmonë shumë e fortë. I shikoj gjërat më shumë optimizëm.
Këtë shprehje ua dedikoj njerëzve që na kanë thënë se nuk vlejmë për diçka, por unë kam treguar gjithmonë të kundërtën.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

