Komentet negative? Silvana Bushati: Femrat të këtij lloji janë të lodhura e shumë të shkundura!
E drejtpërdrejtë dhe direkt në temë, e tillë është Silvana Bushati. Ajo e ka marrë jetën e saj me shumë sportivitet dhe prandaj gjërat i ecin në jetë, por kur bëhet fjalë për komentet negative në rrjetet sociale, ka patjetër një përgjigje për të dhënë.
Silvana thotë se në kurrë nuk ka marrë një koment negative nga meshkujt dhe janë pikërisht femrat me adresa fallco që ofendojnë drejt saj. A jo i etiketon sit ë lodhura e shumë të shkundura.
Dajana: Duke qenë se ti i thua gjërat troç dhe bën pjesë tek ato vajzat rebele dhe kokëforte, si e komenton xhelozinë e femrave ndaj njëra-tjetrës?
Silvana: Unë kam shoqëri vetëm me djem të jem e sinqertë dhe nuk më ka pëlqyer kurrë të kem shumë shoqe. Sigurisht qëndroj me vajza, por shokun tim të ngushtë e kam që 2 vjeç, Çdo lloj halli apo qejfi unë e kaloj me atë, ndërsa me një shoqe ndoshta nuk do ta bëja dot kurrë.
Dajana: Po në komente, në rrjete sociale se zakonisht përballë nuk ia mban asnjërës çuditërisht
Silvana: Me këto komentet jam hasur gjithmonë vetëm me femrat dhe nuk kam parë mashkull që më shan, përpos vajzave dhe vetëm me adresa fallco jo me ato personale. Këto vajza janë shumë të lodhura, madje janë të shkundura fare dhe më vjen keq.
Do doja t’iu jepja 5% nga forca ime që eci përpara dhe mos më shikoni mua. Mund të jem shumë e keqe, shumë negative, por ju mos më shikoni dhe mos u lodhni me komente. Mos më jepni rëndësi më shumë se ç’duhet të paktën.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

