“Në rrobat “ e të famshmëve, njihuni me 7-vjeçaren që vishet si VIP-at

Mënyra e të veshurit dhe stili i jetës të shumë prej të famshmeve shpesh herë shihet si një model për të rinjtë dhe jo vetëm. Të vishesh si një personazh publik tani më është kthyer në trend, jo vetëm në botë por edhe në vendin tonë. Të njëjtën gjë bën edhe një 7 vjeçare shqiptare Amila Ismolli e cila është e apasionuar pas fotografisë. 

E ftuar në studion e “Jeto me Orën” Amila dhe e ëma Ladiola Ismolli treguan më tepër për pasionin e vogëlushes pas fotografisë.  E gjitha nisi shumë rastësisht duke bërë një foto krah për krah me Alketa  Vejsiun, pra ajo u vesh njësoj me moderatoren e njohur shqiptare.

“U bën 4 vite tashmë që u nis kjo ide. Në fillim vajza nuk i njihte personazhet edhe unë ia tregoja që t’i njihte, e para ka qenë Alketa Vejsiu, disa modele, Xhensila me Besin” u shpreh Ladiola Ismolli.

Ismolli tregoi se në fillim ka qenë shumë e vështirë të gjenin veshjet por tashmë është bërë me e lehtë për shkak të bashkëpunimeve me stilist. Pasionin e saj për këtë art fillimisht e kuptoi e ëma Ladiola Ismolli pasi Amila në që në moshën 4 vjeçare ishte shumë e lirshme përpara aparatit fotografik, përshtatej me të mrekullisht ose siç thonë profesionistët e fotografisë, ky art e donte atë

“Amila i ka shumë qejf fotot, kur ka qenë e vogël merrte direkt pozicionet për të bërë foto” u shpreh Ismolli.

E ëma tregoi se Amila ka pasion pikturën dhe aktualisht është nxënëse në lice për piano. Ismolli tregoi sesa është mirëpritur si ide.

“Është mirëpritur shumë si ide, kemi marrë shumë reagime. Në mediat e Paksitanit Amila është bërë kryeqëndër e lajmeve” u shpreh Ismolli.

Personazhi i saj i preferuar është Luana Vjollca.

Ismolli tregoi se shumë njerëz reagojnë negativisht. 

“Shumë njerëz nëpër komente shprehen se po i vjedh fëmijërinë, po e lodh por ata nuk e din pasionin që Amilia ka për fotografinë dhe për të pozuar” u shpreh Ladiola Ismolli. Por Amila ndër të tjera është shumë e dhënë pas mësimit të pianos dhe gjuhës angleze. Ladiola tregoi edhe për bumin që u bë në mediat Pakistanez.

“Ne bëmë një imitim të një modele marokene dhe ajo kishte shumë follow dhe pasi ajo e shpërndau çdo gjë ndryshoi na u shtuan shumë ndjekësit. Dhe kështu filluam u morëm me personazhet pakistanez, dhe reagimet nga mediat atje ishin të shumta. Ne kemi imituar edhe familjen mbretërore në vend dhe princ Leka na përgëzoj me anë të një mesazhi” u shpreh Ladiola Ismolli.