Dajana: “Rrjetet sociale më kanë humbur privatësinë, ja pse rri single”
24 orë pa rrjetet sociale, po ju çfarë do të bënit në një rast të tillë? Kjo ishte tema e mbrëmjes në puntatën e së enjtes, ku me mesazhet e ardhura në program treguan shumë për jetën e përditshme të njerëzve dhe sesi e menaxhojnë atë.
Por, jeta shijohet më shumë kur është në privatësi dhe këtë mendim mban edhe Dajana Shabani. Madje ajo thotë se nuk është aspak pritoritet në përditshmërinë e saj rrjetet sociale.
Dajana: Ideja e krijimit të rrjeteve sociale ishte lidhja me njerëzit kudo ku i kishim në mbarë botën, por të them të drejtën na mjafton një skype. Edhe what’s up e kanë bërë me video calling {telefonatë me video} dhe nuk lëvizim dot.
Viber dhe messenger përsëri me kamera dhe nuk lëvizim dot, madje dhe nurmin personal me face time. Më ka humbur privatësia dhe kjo është arsyeja pse unë rri single.
Më fal tani unë dua që të mos mi biesh telefonit fare dhe të rri në botën time. Përtej rrjeteve sociale, çështë e vërteta unë kam “probleme mendore” të tipit që nuk përputhem me meshkujt shumë e kam defekt serioz dhe mezi më pëlqen dikush.
Mua ose më pëlqen dikush shumë që në fillim ose nuk më pëlqen fare. Besojeni ose jo unë dal dhe nuk shikoj njeri fare. Unë jam shumë me këmbë në tokë dhe serioze, kështu që djali që mund të më pëlqejë nuk duhet të flasë shumë, të jetë shumë burrë, kur ta thojë fjalën ta mbajë!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: