"Zemrën ma vrave, nuk e di sa m'ke lëndu" Elvana Gjata i këndon dashurisë që e lëndoi, ja klipi i ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 11:05
Elvana Gjata, sapo publikoi këngën e saj më të re.
Me titull 'Pow" këngëtarja e dashur për publikun shqiptar këndon për zhgënjimin e saj nga dashuria.
"Nuk ka pas dashni, u bë flak ai. Para teje jam shkri. Zemrën ma vrave mua, nuk e din sa m'ke lëndu", i thotë Elvana njeriu që i tha thyer zemrën në klip.
Muzika dhe teksti i këngës është krijuar nga Tonic, Denk dhe Elvana Gjata. Ndërsa klipi është xhiruar në Amerikë.
Dy javë më parë Elvana lancoi këngën bashkëpunim me reperin Mozzik me titull "S'ka, e cila u kthye menjëherë në hit.