‘Profesor’ Genardi po bën gabime të pafalshme/ Studimi i eshtrave quhet Antropologji? Kjo nuk falet

Loja me pyetje, tashmë një traditë gjatë puntatës të së mërkures në D-Night. Shpesh personazhet tanë i gjejnë përgjigjet e tyre, ama kur ngatërrohen bëjnë gafa të mëdha.

Profesori ynë Genardi, po bën disa gabime që për hir të së vërtetës nuk i falen duke marrë parasysh shkollimin e tij në Amerikë në fushën e biologjisë dhe kimisë. Ja gafat e tij të rradhës.

Dajana: Është një pyetje për profesorin tonë, për anatomistin. Sa kocka ka në këmbën e njeriut?

Genardi: Me numër nuk e them dot…janë karpet, metakarpet.

Dajana: Jo nuk janë ato dhe ti the edhe dje që zorra e hollë lidhet me anusin.

Genardi: Aty bëra gabim e pranova e të kërkova falje.

Dajana: Thuaje sa kocka ka në këmbën e njeriut?

Genardi: 30

Dajana: Jo janë 26 kocka, Genard.

Dajana: Si quhet studimi i eshtrave?

Genardi: Studimi i eshtrave? Prit Tani…Antropologjia? Ose jo është krematori..jo dorëzohem.

Dajana: Osteologjia.

D-Night një nga program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: