Përsëri tërmet? Ja momenti kur Dajana ndjen lëkundjet live në emision

Që pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019 kemi parë shpesh momente në studio televizive të ndryshme, teksa lëkundjet ndihen gjatë transmetimit live.

I tillë ishte edhe rasti i mbrëmshëm në D-Night, ku drejtuesja e programit Dajana Shabani e ndjeu lëkundjen live.

Ajo e ndau edhe me stafin këtë moment, por si duket ata nuk e besuan. Në fakt tërmeti ra dhe ishte me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter.

Dajana: Mu duk si tërmet. E kam shumë fobi atë!

Sipas informacioneve zyrtare, tërmeti me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter goditi qytetin e Elbasanit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes civile, epiqendra e tërmetit ka qenë 37 km në verilindje të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që ka pasur një thellësi prej 2 km.

Nuk dihet ende nëse ka dëmtime të banesave të shkaktuara si pasojë e lëkundjeve sizmike.

D-Night një nga program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për të parë momentin e tërmetit shkoni te minuta 12:40