Ndërron jetë eurodeputeti sllovak, mbështetës për integrimin e Shqipërisë në BE

Ish-ministri sllovak dhe eurodeputeti i njohur për lidhjet me Shqipërinë, Eduard Kukan, ka ndërruar jetë në moshës 82-vjeçare.

Kukan ka qenë ish-raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Kukan ka qenë një mbështetës i madh i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas medieve vendase dyshohet se shkak i vdekjes është një problem me zemrën.

Kukan shërbeu si ministër i punëve të jashtme në 1994, pastaj 1998-2006. Ai mori pjesë edhe në bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.