Sekuestrohet nëndetësja me 4 ton kokainë, pamje nga aksioni. Ja cili ishte destinacioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2022, 09:21
Një nëndetëse me 4 ton kokainë është sekuestruar nga marina kolumbiane.
Nëndetësja 15 metra e gjatë ishte nisur drejt Amerikës qendrore para se të kapej nga autoritetet.
Kokaina e sekuestruar mendohet se ka vlerën 150 milion dollarë dhe është ngarkesa më e madhe e kapur nga forcat detare të Paqësorit në dy vitet e fundit.
Në momentin e kontrollit në anije u gjetën 200 pako me kokainë.
