Gruaja lidh burrin me litar dhe e çon në qendrën e vaksinimit (FOTO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rio Largo në shtetin Alagoas të Brazilit. Një grua ka lidhur me litar një burrë dhe e ka çuar në një qendër vaksinimi për të marrë vaksinën kundër Covid-19.
Ana Andrade tha se kolegu i saj kishte frikë nga marrja e vaksinës, dhe ajo e ka lidhur me litar dhe e ka çuar në qendrën e vaksinimit,ku dhe më pas ka marrë dy dozat e vaksinës.
“Ai po dridhej gjithandej, kishte frikë të merrte vaksinën. E lidha dhe e çova në qendrën e vaksinimit . Aty i lidha edhe këmbët dhe thashë, ‘tani mund të vraposh’, tha ajo.

“Nuk më pëlqen vaksina. Frika është diçka që na vret, e dini. E mira është se gjithçka funksionoi. I mora të dyja dozat dhe gjithçka funksionoi.”, shtoi kolegu i saj.
Imazhet e postuara në rrjetet sociale janë bërë virale ku kanë marrë dhe shumë komente.

