Sherr masiv mes emigrantëve, plagosen 35 persona. Ja shkaku i konfliktit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 15:17
Rreth 35 emigrantë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në qendrën emigrantëve Pournara në Qipro.
Mediat greke, bëjnë me dije se konflikti mes emigrantëve ndodhi për vjedhje midis grupeve të emigrantëve nga Kongoja dhe Nigeria.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa disa prej tyre kanë plagë me thikë.
Forca të forta policore kanë shkuar në zonë për të qetësuar situatën. Qendra strehon rreth 2500 njerëz.
