Gjermania paralajmëron ofensivë dëbimesh, Ministrja e Brendshme nën presion

FDP po ushtron presion ndaj Ministres së Brendshme gjermane Nancy Faeser nga SPD për të avancuar me shpejtësi në politikën për refugjatët.

Kreu i partisë dhe ministri i financave, Christian Lindner, kërkon ndër të tjera emërimin e një përfaqësuesi special. 

Përgjegjësia humanitare e Gjermanisë ndaj refugjatëve është e lidhur me kontrollet e hyrjes në vend, tha Lindner për BILD.

Qeveria duhet “të lidhë marrëveshje me vendet e origjinës dhe të përmirësojë dukshëm riatdhesimin e njerëzve pa të drejtë qëndrimi. Përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë Federale duhet të emërohet së shpejti në mënyrë që të ketë përparim.”