E pazakontë! 57 vjeçari shet plazhin që e zotëronte për shumën “qesharake”
Nje ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Angli, ku një burrë ka shitur plazhin që zotëronte prej 15 vitesh e ka shitur për 50,000 paund.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se Simon Adderley, 57 vjeç, ka në pronësi pjesën e tokës në Ingoldmells, Skegness, që nga viti 2007 dhe tani po përgatitet t’ua kalojë atë pronarëve të rinj.
Që kur u hodh në treg, janë pyetur 750 persona – 250 prej tyre konsiderohen si “blerës seriozë”, duke përfshirë edhe Trustin Kombëtar.
Por Simon ishte betuar premtuar se do t’ia shesë vetëm një blerësi me pasionin dhe vendosmërinë për të ruajtur natyrën dhe peizazhin mahnitës të plazhit, raporton Lincolnshire Live.
57-vjeçari thotë se shumica e përvojës së tij të zotërimit të plazhit ka qenë pozitive, duke e lejuar atë të lidhet me natyrën dhe mjedisin e tij.
