E quajti fëmijën "majmun" përdoruesit bombardojnë me komente negative nënën 29-vjeçare

Një 29-vjeçare nga Australia, e cila së fundi është bërë nënë është kritikuar ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi krahasoi foshnjën e saj me një majmun, pasi bebja kishte shumë qime në trup.

Pas komenteve negative nëna 29-vjeçare tha se e ka quajtur  beben  “majmun” nga dashuria dhe se në asnjë mënyrë nuk ka nënkuptuar asgjë negative.

“Është foshnja ime, vajza ime është perfekte”, tha Britney Buddy, nëna e vogëlushes, e cila lindi me ndërhyrje cezariane në javën e 37-të dhe peshonte 2.2 kilogramë.

Foshnja ka lindur me qime të errëta që mbulojnë një pjesë të madhe të trupit për arsye se ka lindur para kohe raporton gazeta britanike “Daily Mail”.

Sidoqoftë, për shumicën e përdoruesve të TikTok , komenti i saj ishte "i papërshtatshëm".

Foshnja tani është pesë muajshe dhe, sipas nënës saj qimet e tepërta të errëta i kanë rënë nga trupi.