Rusia nis presionin psikologjik, Ukraina: Jemi gati të mbrojmë vendin

Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur zyrtarisht stërvitjen ushtarake të përbashkët në territorin bjellorus të cilën e kishin paralajmëruar disa javë më parë.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zellenski e ka quajtur stërvitjen e përbashkët si një presion psikologjik nga Rusia.

Ndër të tjera ai tha se Ukraina ka mjaftueshëm forca për të mbrojtur vendin me nder.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se stërvitja do të vazhdojë deri në 20 shkurt dhe se ajo do të përqendrohej në shtypjen dhe zmbrapsjen e agresionit të jashtëm.

Stërvitja e përbashkët mes dy vendeve lindore shumë pranë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën kanë rritur shqetësimin e perëndimit se Moska po planifikon një pushtim ndaj Kievit.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Moska dhe Minsku po dërgon rreth 30 mijë trupa në disa rajone të Bjellorusisë.

Zhvillimet e fundit ka përkeqësuar lidhjet thellësisht të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit të cilat e akuzojnë Moskën se ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa rreth kufijve të Ukrainës.

Kremlini këmbëngul se nuk ka ndërmend të lërë trupat ruse përgjithmonë në territorin e Bjellorusisë dhe se nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën.