Tentoi të arratiset pasi qëlloi drejt 24-vjeçarit, krimineli i vë flakën aksidentalisht vetes (VIDEO)

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur në Sydney të Australisë,ku një i ri teksa është përpjekur të djegë makinën, ka marrë flakë dhe vetë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky i fundit është përpjekur të arratisej pasi ka qëlluar me plumba në drejtim të shtëpisë së një 24-vjeçari.

Ai është larguar nga vendngjarje me makinën e tij. Më pas ai është përpjekur t’i vërë flakën makinës në mënyrë që të fshijë gjurmët, mirëpo për fat të keq gjërat nuk kanë shkuar aq mirë.

Sipas mediave të huaja, nga shpërthimi i makinës ka marrë flakë dhe ai vetë.

“Gjithçka që dëgjova ishte një shpërthim i madh dhe brenda pesë minutash policia kishte mbërritur në vendngjarje”, tha një dëshmitar okular.