Me vlerë mbi 3.6 mld dollarë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë sekuestron 120 000 bitcoin

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi të madhe bitcoin në vlerë më shumë se 3.6 miliardë dollarë.

Mësohet se kjo sasi është pjesë e 120.000 bitcoin-ëve të vjedhura në gusht 2016 gjatë një depërtimi të hakerëve në platformën e tregtimit të kriptovalutave Bitfinex në Hong Kong.

Aso kohe kjo ishte zyra më e madhe e këmbimit online për konvertimin e bitcoin në dollarë dhe anasjelltas.

Po ashtu, autoritetet amerikane kanë konfirmuar arrestimin e dy personave, një burri të quajtur Ilya Lic htenstein, 34-vjeç, dhe gruaja e tij, Heather Morgan, 31-vjeçare.

Ata deri më tani dyshohen për tentativë pastrim parash, pasi fondet e vjedhura përfunduan në një portofol digjital që i përkiste Lichtenstein.

Ndërkohë, sipas Washington Post, hetuesit monitoruan transaksionet në të cilat të dyshuarit u përpoqën të mbulonin gjurmët e parave dhe shuma e sekuestruar përfaqëson 94.000 bitcoin ose gati 80 për qind të shumës së vjedhur.