Rrëshqitja e dherave në Kolumbi u merr jetën 11 personave, plagosen 35 të tjerë

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një rrëshqitje dheu të ndodhur në provincën Risaralda të Kolumbisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rrëshqitja e dheut ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur  pranë qytetit Pereira në komunitetin Doskebrada.

Ndërkohë autoritetet lokale kanë evakuuar shumë banorë në lagjen La Esnafa, pasi situata e motiti ka ardhur duke u përkeqësuar.