Papa Françesku: Lufta në Ukrainë do të ishte çmenduri

Një luftë në Ukrainë do të ishte "çmenduri", tha Papa Françesku sot, duke shprehur shpresën se tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë mund të kapërcehen përmes dialogut shumëpalësh.

"Le të vazhdojmë t'i lutemi Zotit për paqen në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të mund të kapërcehen përmes një dialogu serioz," tha Papa, duke iu referuar bisedimeve Rusi-Ukrainë.

“Dhe të mos harrojmë. Lufta është çmenduri”, shtoi ai.

Rusia ka përqendruar trupa ushtarakë pranë kufirit të me Ukrainën. Megjithatë Moska mohon akuzat perëndimore se po planifikon një sulm.