Kërkojnë heqjen e vaksinimit me detyrim kundër Covid, mijëra protestues përballë policisë për të dytën ditë

Protestuesit kundër vaksinimit me detyrim në Zelandën e Re u përballën me policinë jashtë parlamentit, ndërsa demonstruesit ngritën kampe në oborrin e kuvendit duke u zotuar se do të qëndronin sa më shumë që të munden.

Protesta, e cila filloi të martën e frymëzuar nga karvanët e kamionëve në Kanada, u përshkallëzua ndërsa 100 efektivë policie po qëndronin në shkallët e parlamentit.

Tre persona u arrestuan pasi u përpoqën të thyenin kordonin policor ndërsa protestuesit thërrisnin ‘lërini të hyjnë’, por zyrtarët thanë se manifestimi përgjithësisht ishte i qetë.

Protestuesit u ankuan se policia po monitoron aktivitetin e tyre, edhe pse është e drejta e gjithkujt të protestojë paqësisht.

Një protestues deklaroi se nuk kishte në plan që të lëvizte nga kryeqyteti.

"Ne do qëndrojmë këtu sa të ketë nevojë. Ishte shumë intimiduese e sotshmja, u duk sikur policia tentoi të hapë dhunë, por ajo nuk erdhi nga ne."

Disa persona u shprehën se kanë ardhur në protestës për fëmijët nipërit dhe familjet e tyre. Disa thanë se duhet të largoheshin për të shkuar në punë, por premtuan se do të riktheheshin.

"Ne jemi këtu jo vetëm për një kohë të pacaktuar, sepse partneri im duhet të kthehet e të shkojë në punë, sepse ai punon në një industri bujqësore. Por mendoj se ne do të rikthehemi megjithëse shumë persona do të qëndrojnë këtu, sepse duan ndryshim.Mendoj se kjo inspiron shumë qytetarë të Zelandës së Re për dalë jashtë dhe për t’u përfshirë në protestë."

Pasaporta e vaksinimit kërkohet në sektorë të ndryshëm në Zelandën e Re, duke përfshirë shëndetësinë, forcat e ligjit, arsimin dhe mbrojtjen.

Gjithashtu frekuentimi i bareve, restoranteve, eventeve sportive dhe shërbesave fetare është i ndaluar për të pavaksinuarit