Notoi me gomë në qafë për 6 vjet, çlirohet më në fund krokodili

Pas shumë përpjekjeve, indonezianët ishin në gjendje të shpëtonin një krokodil që ishte bllokuar në një gomë për 6 vjet. 

Mbrojtësit e kafshëve të egra janë përpjekur të tërheqin krokodilin që nga viti 2016, kur banorët e Palu, në ishullin Sulawesi, e panë për herë të parë atë me një gomë motori rreth qafës.

Një vendas arriti të kapte zvarranikun 4 metra, i cili herë pas here shfaqej në lumë. 

Sipas Guardian, Tili, një shitës zogjsh 35-vjeçar, përdori një pulë si karrem dhe litar për të kapur zvarranikun pas tre javësh përpjekje. 

Më pas së bashku me dhjetëra të tjerë e tërhoqën zvarrë krokodilin në brigjet e lumit, duke prerë llastikun dhe duke e shpëtuar nga martirizimi shumëvjeçar.

“Unë thjesht doja të ndihmoja. Urrej të shoh kafshë të bllokuara duke vuajtur," tha Tili, i cili, si shumë indonezianë, përdor vetëm një emër.

Dy përpjekjet e para për të shpëtuar krokodilin dështuan, pasi litarët nuk ishin mjaftueshëm të fortë për të mbajtur peshën e tij. 

“Krokodili ishte tepër i rëndë. Të gjithë ishin të djersitur dhe të rraskapitur”, shton 35-vjeçari. 

Pas operacionit dhe nën festimet e vendasve, krokodili është kthyer në “shtëpinë” e tij.

Notoi me gomë në qafë për 6 vjet, çlirohet më