"Një shtëpi për xhaxhi Edin...", polici preket nga vogëlushi nga Lapraka, e puth në faqe dhe i vendos vizatimin në shkallë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2022, 17:34
Për disa minuta, oborri para Kryeministrisë u shndërrua në një "atelie" ku fëmijë nga disa lagje në kryeqytet që rrezikojnë tu shemben banesat për shkak të rindërtimit dhe Unazës së Madhe shprehën talentin e tyre në pikturë.
Më shumë sesa për argëtim, si e dielë që ishte, ata zgjodhën që hallin e tyre t'ia shprehin kryeministrit me pikturë.
Më pas vizatimet i shpërndanë nëpër shkallët e kryeministrisë.
Në protestë spikati dhe një moment i veçantë, ku një nga vogëlushët nga zona e Laprakës që protestojnë prej ditësh për banesat, i dha njërit prej policëve vizatimin.
"O zemra e vogël", tha polici dhe i prekur prej tij por edhe nga situata e puthi në faqe dhe porosinë ja çoi aty ku e kërkoi.


