Kërkesa e PD-së për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', KAS i rrëzon ankesën

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) të hënë e 7 shkurtit ka shqyrtoi  kërkesën e Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.

KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore të PD-së.

Partia Demokratike ankimoi regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku përfshihen zyrtarisht LSI dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë.

Në këtë koalicion nuk u njoh nga KQZ Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i përfaqësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi nuk rezulton i regjistruar si parti.