Alarm në Kretë, 4 shqiptarë dhe 1 pakistanez të dënuar për vrasje dhe drogë arratisen nga burgu

Katër shqiptarë dhe një pakistanez është arratisur nga qendra e paraburgimit në Kretë të Greqisë, duke vënë në alarm të gjithë autoritetet e policisë.

Ata ishin transferuar nga Athina të shtunën e kaluar dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, Kretë.

Gjatë natës ose mëngjesin e sotëm, 7 shkurt 2022,  ata kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit.

Policia ka nisur një aksion për kapjen e tyre.

Ata ishin të dënuar për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe trafik droge, shkruan protothema.

Sipas informacioneve te medias vendase, një prej shqiptarëve të arratisur është edhe anëtar i bandës së grabitësve të armatosur që vepronte në Athinë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje e bastisje me armë të banesave si pjesë e grupit që përbëhej nga 17 persona.

Ngjarja u zbulua ne vitin 2016 kur në muajin maj Prokuroria e Athinës lëshoi një seri urdhërarrestesh. Nga të arratisurit, i rrezikshëm konsiderohet edhe shtetasi 34-vjeçar pakistanez, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasje. Shtetasit e tjerë shqiptarë janë dënuar për trafik droge.

Alarm në Kretë, 4 shqiptarë dhe 1 pakistanez të dënuar