Rritje e lehtë temperaturash, por ngricat ende problematik, ja si do të jetë moti sot

Vendi ynë do të mbizotërohet sot nga mot me vranësira dhe shira të dobët në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Sipas MeteoAlb sot priten  reshje të pakta dëbore në  zonat malore verilindore-juglindore të vendit.

Gjatë ditës pjesa me e madhe e vendit do të  mbetet me kthjellime dhe vranësira te dendura ndërkohë  vijon të mbetet problematike situata e ngricave në pjesën më të madhe të zonave malore si pasojë e temperaturave të ulëta.

Temperaturat e ajrit do të rriten  lehtë në mëngjes. Në mesditë temperaturat do luhaten nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.