"E bëri për dashurinë", shqiptari shkeli 14 herë ekspulsin për të qëndruar pranë të dashurës në Itali
Një shqiptar ka shkelur 14 herë urdhrin e dëbimit nga Italia dhe gjithçka e bëri për të qenë me partneren e tij e cila kishte nevojë për ndihmë.
Mediet italiane shkruajnë se Emiljano Fejzo rezulton të jetë dënuar nga gjykata në Reggio Emilia me 5 vite burg, por asgjë s’e ka ndalur të takojë partneren.
Një natë më parë, karabinierët u futën në shtëpinë e gruas së tij në Sant’Ilario, në zonën e Reggio dhe e prangosën.
“I kam bërë të gjitha për të qenë pranë gruas që dashuroj, e cila ka nevojë për mua,” është shprehur shqiptari.
Ndaj tij pati një sërë akuzash; 4 nga gjykata e Reggio Emilia për shkelje të kthimit në territorin italian; një nga Gjykata e Xhenovas për krimin e vjedhjes në tentativë; një nga gjykata e Bolonjës për krimet e rezistencës dhe fyerjes së një zyrtari publik dhe vërtetimeve të rreme të identitetit të tij personal; një nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar, një nga gjykata e Parmës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar dhe në fund, ajo e La Spezia-s, për tentativë për vjedhje.
Në total, ai u dënua me 5 vjet e 11 muaj burg, reduktuar në 5 vjet, 2 muaj e 28 ditë pas periudhave të paraburgimit të kryera tashmë, shkruan La Repubblica.
