Foto tronditëse/ 100 mijë peshq të ngordhur hidhen në det

Një nga anijet më të mëdha të peshkimit në botë "FV Margiris|, "zbrazi" më shumë se 100,000 peshq të ngordhur në brigjet e Francës në Atlantik.

Foto tronditëse/ 100 mijë peshq të ngordhur hidhen në det

Raportohet se ngjarja  ka ndodhur të enjten e 3 shkurtit, për shkak të problemeve me rrjetat e anijes, me zyrtarët e FV Margiris që pretendojnë se ajo që ka ndodhur është "shumë e rrallë".

Çështjen e kanë nxjerrë në dritë aktivistët e organizatës "Sea Shepherd" të cilët kanë publikuar edhe foto përkatëse.

Foto tronditëse/ 100 mijë peshq të ngordhur hidhen në det

Sipas aktivistëve, një “shtresë” prej rreth 100,000 peshqish të ngordhur ka arritur deri në atë pikë sa të mbulojë një sipërfaqe detare prej rreth 3,000 metra katrorë.

Ndërkohë qeveria franceze i cilëson pamjet tronditëse, duke kërkuar hetimin e ngjarjes.