Kina dhe Rusia bashkë kundër Amerikës

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët kundër Shteteve të Bashkuara.
Përmes një deklarate të përbashkët, dy udhëheqësit kundërshtojnë çdo lloj zgjerimi të NATO-s dhe pohuan se ishulli i Tajvanit është pjesë e Kinës.
Vizita e Putin në Kinë u bë me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin.
Jinping dhe Putin në deklaratën e tyre shkruanin se disa forca që përfaqësojnë një pakicë në skenën botërore mbrojnë qasje të njëanshme për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare duke përdorur politikën ushtarake, duke shënjestruar perëndimin.
Kina ka treguar mbështetje për Moskën në mosmarrëveshjet e saj me Ukrainën, të cilat janë një kërcënim për fillimin e një lufte.
Presidenti kinez i tha kreut të Kremlinit se Pekini është i përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit strategjik të vazhdueshëm.
"Ky është një vendim strategjik që ka ndikim të gjerë në Kinë, Rusi dhe në botë. Të gatshëm t’u kundërpërgjigjemi kërcënimeve të sigurisë rajonale dhe stabilitetit strategjik ndërkombëtar."
Presidenti Putin i cili është i ftuar i profilit të lartë në Lojërat Olimpike u shpreh se marrëdhëniet me Kinën janë të pashembullta.
"Marrëdhëniet tona po zhvillohen në mënyrë progresive me një frymë miqësie e partneriteti strategjik, ato janë bërë të paprecedenta'
Mes të tjerash Rusia lidhi edhe një kontratë për të furnizuar me 10 miliardë metra kub gaz në vit shtetin kinez.