Rusia gati për luftë? Siguron rreth 70% të kapacitetit ushtarak për pushtimin e Ukrainës
Rusia ka siguruar rreth 70% të kapacitetit ushtarak të nevojshëm për të pushtuar Ukrainën në javët e ardhshme, thonë zyrtarët amerikanë. Sipas burimeve, flitet që në mesin e muajit shkurt Moska të sjellë më shumë pajisje të rënda. Rusia thuhet se ka më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, por i ka mohuar akuzat se planifikon të sulmojë.
Rusia ka mbledhur rreth 70% të kapacitetit ushtarak të nevojshëm për të pushtuar Ukrainën në javët e ardhshme, thonë zyrtarët amerikanë. Sipas burimeve, flitet që në mesin e muajit shkurt Moska të sjellë më shumë pajisje të rënda. Rusia thuhet se ka më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, por mohon të planifikojë të sulmojë.
Zyrtarët amerikanë nuk dhanë prova për pretendimin e tyre. Ata thanë se informacioni bazohej në vlerësimet e inteligjencës, por se nuk ishin në gjendje të jepnin detaje për shkak të ndjeshmërisë së tij, raportojnë mediet amerikane. Zyrtarët thanë gjithashtu se nuk e dinin nëse presidenti rus Vladimir Putin planifikonte të pushtonte Ukrainën, duke shtuar se një zgjidhje diplomatike ishte ende e mundur.
Sipas raportimeve, zyrtarët paralajmëruan se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë deri në 50,000 vdekje civile. Ata vlerësuan gjithashtu se një sulm mund të bëjë që kryeqyteti ukrainas, Kiev, të bjerë brenda disa ditësh dhe të shkaktojë një krizë refugjatësh në Evropë ndërsa miliona njerëz largohen.
Trupa shtesë amerikane kanë mbërritur në Poloni si pjesë e një dislokimi të ri për të forcuar forcat e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në rajon. Moska thotë se trupat e saj janë në rajon për stërvitje ushtarake, por Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë mbeten të shqetësuar se Kremlini po planifikon të nisë një sulm.
Tensionet vijnë gati tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit.
