"Camilla do të jetë mbretëreshë", Elizabeth II mesazh në Jubileun e Platintë për gruan e dytë të princit Charles
Mbretëresha ka thënë se dëshiron që Camilla, Dukesha e Cornwall-it, të njihet si “Queen Consort” ose bashkëshortja mbretëreshë kur Princi Charles të bëhet Mbret. Në një mesazh për 70-vjetorit e mbretërimit të saj, monarkja 95-vjeçare tha se ishte "dëshira e saj e sinqertë" që Camilla të kishte këtë titull. Mbretëresha është monarku i parë britanik që feston një Jubile Platinum.
Në kuadër të Jubileut Platinium, Mbretëresha e Britanisë Elizabeth është shprehur se dëshiron që Camilla, Dukesha e Cornwall-it, të njihet si Queen Consort (Bashkëshortja mbretëreshë) kur Princi Charles të marrë fronin. Nëpërmjet një mesazhi, mbretëresha shprehu falënderimet e saj për publikun dhe familjen e saj për mbështetjen e tyre gjatë 70 viteve të saj në fron.
"Kur të vijë koha, që djali im Charles të bëhet mbret, unë e di se ju do t'i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si 'Queen Consort' pasi ajo vazhdon shërbimin e saj besnik”.
Mbretëresha Elizabeth II ka shënuar përvjetorin e 70-të historik në fron. Jubileu i platinit do ta gjejë atë si monarken më jetëgjatë në historinë britanike, e ulur në fron që nga viti 1952.
“Buckingham Palace” në fillim të këtij viti publikoi një listë të ngjarjeve festive të planifikuara për verën, e cila përfshin koncerte, ceremoni të veçanta, festa në rrugë dhe një festë shtesë për publikun.
Elisabeta e II po i kalon ditët e saj privatisht në Sandringham, me festimet kombëtare që do të mbahen në qershor. Mbretërimi filloi kur ajo ishte 25 vjeç, pas vdekjes së babait të saj, George VI, më 6 shkurt 1952.
