"Nuk e dimë nëse është gjallë" Në errësirë e i bllokuar në pusin e thellë prej katër ditësh, frikë për jetën e 5-vjeçarit

Ekipet e shpëtimit që po luftojnë prej katër ditësh për të nxjerrë nga pusi pesë vjeçarin, i cili ndodhet i bllokuar në një pus të thellë prej 32 metrash në Maroko po hyjnë në fazën përfundimtare të operacionit të tyre.

BBC shkruan se ekipet shpëtuese janë vetëm 1.8 metra larg nga 5-vjeçari, por frika nga rrëshqitja e dheut e ka komplikuar operacionin.

Ndërkohë  shpresat se djali është gjallë janë të pakta, pasi një zyrtar nga ekipi shpëtues thotë se nuk është i sigurt nëse Ryan, djaloshi pesë vjeçar është ende i gjallë,  shkruan BBC.

Sipas tij kamerat e ekipit kanë filmuar 5-vjeçarin nga kurrizi të shtrirë.

"Nuk është e mundur të përcaktohet gjendja shëndetësore  e fëmijës në këtë moment. Por ne shpresojmë te Zoti që fëmija të jetë gjallë," tha ai për zyrtari për mediet lokale./OraNews/