Fundi tragjik i Rajan/ I bllokuar prej katër ditësh në pus, 5-vjeçari ndërron jetë menjëherë pasi e nxjerrin

Fundi tragjik i Rajan/ I bllokuar prej katër ditësh në pus,
Rayan Awram ngeci në pus për katër ditë

5-vjeçari, i cili mbeti i bllokuar në një pus të thellë në Maroko për katër ditë, ka vdekur, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar.

Sipas njoftimit zyrtar, 5-vjeçari ndërroi jetë menjëherë pasi ekipet e shpëtimit e nxorën nga pusi.

"Lufta" për ta liruar vogëlushin u bë virale në mbarë botën, me mijëra përdorues që ndiqnin ngjarjen me padurim nga interneti duke u lutur për jetën e djalit.

Punonjësit e shpëtimit  përdorën pesë buldozerë për të hapur një gropë paralele me pusin për të nxjerrë 5-vjeçarin nga errësira.

Fundi tragjik i Rajan/ I bllokuar prej katër ditësh në pus,