Morën peng dhe dhunuan dy persona për borxhin e pakthyer, tre të arrestuar në Berat

Dy persona janë marrë peng dhe janë dhunuar në Berat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës (5 shkurt) në periferi të qytetit ndërsa policia njoftoi të dielën (6 shkurt) se ka vënë në pranga autorët.

Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë rrëmbyer dhe kanë dhunuar fizikisht dy bashkëqytetarë 39 dhe 40 vjeç, banues në lagjen “30 vjetori” Berat.

Të dy personat janë mbajtur me forcë për disa orë brenda një automjeti.

Shkak i pengmarrjes mendohet të jetë një borxh që të dhunuarit nuk ua kishin shlyer autorëve.

Ngjarja është në hetim ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.