Erdogan dhe bashkëshortja infektohen me Omicron, Presidenti tregon gjendjen shëndetësore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe bashkëshortja e tij, kanë rezultuar pozitiv me variantin Omicron të sëmundjes COVID-19. Në një postim në rrjetin social Tëitter, Erdogan tha se nuk kishte simptoma të rënda.

“Pas disa simptomave të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për COVID-19. Fatmirësisht, ne kemi infektim të lehtë dhe kuptuam se jemi të infektuar me variantin Omicron” të koronavirusit”.

Erdogan vizitoi Ukrainën të enjten, ku zhvilloi takime me presidentin e vendit Volodymyr Zelenskiy për të përmirësuar lidhjet ekonomike dhe ushtarake mes tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti turk shtoi se do ta vazhdojë punën nga shtëpia. Autoritetet shëndetësore në Turqi kanë thënë se pothuajse të gjitha rastet e reja me koronavirus në këtë shtet janë me variantin shumë ngjitës, Omicron.