Mbërrijnë në Poloni përforcimet e para ushtarake amerikane
Pas grumbullimit ushtarak rus në kufirin me Ukrainën, mbërritën sot në bazën ushtarake në Rzeszow në Poloninë juglindore, trupat e para amerikane, për përforcimin e aleatëve të NATO-s në Evropën Lindore.
Një aeroplan i vogël me një grup anëtarësh të administratës ushtarake amerikane u ul mëngjesin e sotëm në aeroportin e zonës, sipas një burimi ushtarak polak, ndërsa përgatitjet vazhdojnë në bazën ushtarake, e cila ndodhet pranë kufirit polako - ukrainas.
???????????????? Units of the 82nd Airborne Division of the United States Army arrived at the Rzeszów airport (Subcarpathia), 100 km from the border with Ukraine. #Poland #USA pic.twitter.com/onYw4esNbL
— The RAGE X (@theragex) February 4, 2022
"Siç u njoftua më herët, elementët e parë komandues të një formacioni beteje në nivel brigade nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane kanë mbërritur në Poloni," sipas një zëdhënësi ushtarak polak.
Ndërkohë të mërkurën, presidenti i SHBA, Joe Biden urdhëroi rreth 3,000 trupa shtesë amerikane në Poloni dhe Rumani për të mbrojtur Evropën Lindore nga një përshkallëzim i mundshëm i krizës në Ukrainë.
Rreth 1,700 trupa, kryesisht parashutistë të Divizionit të 82-të Ajror, do të vendosen në Poloni nga Fort Bragg, Karolina e Veriut, "në ditët në vijim, citojnë burimeve ushtarake amerikane, shkruan Ora News.
Sipas Pentagonit, një njësi me automjete të blinduara luftarake M1128 Stryker dhe rreth 1000 anëtarë të ushtrisë amerikane me bazë në qytetin gjerman Wilczek do të vendosen në Rumani, me trupa shtesë amerikane që mbërritën në Gjermani dje.
Edhe pse Rusia ka mohuar planet për të pushtuar Ukrainën, Kremlini ka vendosur më shumë se 100,000 trupa ushtarakë pranë kufirit ukrainas dhe ka thënë se do të ndërmarrë veprime të pacaktuara ushtarake nëse nuk përmbushen kushtet e saj, duke përfshirë një premtim të NATO-s për të mos përfshirë aleancën e Ukrainës.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s pritet të diskutojnë forcimin e forcave ushtarake të aleancës në takimin e tyre të ardhshëm, planifikuar për në 16 dhe 17 shkurt./Ora News/
