Zjarri u shkrumboi shtëpitë, 4 familjet në Bulziqë do të strehohen nga bashkia

Një godinë u përfshi nga flakët mbrëmjen e të shtunës duke lënë pa strehë 4 familje me gjithsej 23 anëtarë. Për fat të mirë nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Nga hetimet e para rezulton se shkak i zjarrit të ketë qenë një pajisje elektrike që përdorej për ngrohje.

Katër familje me gjithsej 23 anëtarë kanë mbetur në qiell të hapur pasi ndërtesa ku jetonin u përfshi nga zjarri.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e të shtunës, 5 shkurt në lagjen e vjetër të Bulqizës.

Për fat të mirë asnjë nga banorët që jetonte në godinën e vjetër nuk ka pësuar lëndime.

Zjarri shkrumboi çdo gjë ndaj dhe dëmet materiale janë të mëdha.

Banorët të mbetur pa strehë kërkojnë ndihmë.

"Shih këtej tym,m shih andej tym. U përpoqëm ta fikim vetë, po nuk mundëm të bënim gjë. Dola hapa derën, thirra komshiun."

"Është djegur çdo gjë që kishim brenda."

"Do mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile, do të marrë masa për sistemimin e këtyre familjeve deri sa të krijohen kushtet për tu regulluar banesat."

Nga hetimet e para dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një pajisje që përdorej për ngrohje.

Fillimisht janë djegur rrobat e më pas flakët janë përhapur në të gjithë ndërtesën që rezulton të ketë qenë e amortizuar.

Dëshmitarët thonë se ka pasur vonesë në ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Sipas tyre në momentin që zjarrfikësja shkoi në vendngjarje efektivët konstatuan se ajo nuk kishte ujë mjaftueshëm për shuarjen e zjarrit.

4 familjet do të strehohen në shtëpi të tjera ndërsa qiraja do të paguhet nga Bashkia e Bulqizës.