Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, pranga 60-vjeçarit në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2022, 13:40
Policia e Tiranës ka arrestuar një 60-vjeçar i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit N. C., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 9-vjeçare."
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.