"Vota për Lul Bravën është sikur ta hedhësh në pus të zi", Berisha: Në 30 vite hyri dhe po del si humbës nga politika
"Vota për Lul Bravën është njëlloj sikur ta hedhësh në një pus të zi."
Kështu u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit Ardian Muka i cili garon në bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit. Kandidatin e "Shtëpisë së Lirisë", ai e cilësoi si kandidat të koalicionit të fitores.
Berisha: Basha është vetëm humbës, humbës, humbës. Nëse ka njeri në skenën politike të Shqipërisë që këto 30 vite hyri dhe po del si humbës ky e ka emrin Lulzim Brava. Thirrja ime vëllazërore, çdo votë për Ardi Mukën, kandidatin e koalicionit të fitores. Ju ftoj gjithashtu të votoni jo vetëm për dinjitetin tuaj si njerëz të lirë, por të votoni dhe për atdhetarizmin tuaj.
Berisha tha se Shqipëria nuk mund të ndërtohet nga njerëz që nuk e duan. Sipas tij, Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një vasal të Beogradit.
