Lumë dorëheqjesh në Angli/ 5 zyrtarë të lartë "braktisin" Boris Johnson
Pesë zyrtarë të lartë të Kryeministrisë së Britanisë së Madhe kanë dhënë dorëheqjen për festat e mbajtura gjatë pandemisë në selinë kryeministrore gjatë vitit 2020.
Kryeministri Boris Johnson përditë e më shumë po ndien presionin që vjen nga partia e tij konservatore lidhur me partit e ndaluara, të cilat po hetohen nga policia londineze.
Specialistja e politikave të Johnson Elena Narozanski ishte e fundit që dha dorëheqjen, ndërsa më herët të njëjtën gjë kishin bërë edhe shefja e politikave të kryeministrit, e cila punoi me të për 14 vite. Edhe tre zyrtarë të tjerë të lartë të Kryeministrisë, ku mes tyre punonjës në degën e Thesarit dhe sekretarë të Boris Johnson.
Pothuajse të gjithë nga zyrtarët e lartë pranuan se kishin marrë pjesë në festat e ndaluara gjatë pandemisë.
Shefi i qeverisë po lufton për të shpëtuar postin e tij ndërsa deputetët konservatorë i kërkojnë atij dorëheqjen dhe po mbledhin votat për shkarkimin e tij.
Mediet britanike raportojnë se të paktën 17 deputetë konservatorë kanë dorëzuar letrat për një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, për ta bërë këtë duhen të paktën 54 ligjvënës.
Shumë prej deputetëve e kanë pranuar pjesëmarrjen e Boris Johnson në festat e ndaluara në selinë e Kryeministrisë.
Lidhur me party-t e stafit kryeministror, policia metropolitane e Londrës pritet të nxjerrë raportin final të hetimeve.
