Po prisnin në stacion, treni i mallrave tërheq zvarrë karrocën e foshnjës në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Karrocae e një foshnje të sapolindur është tërhequr zvarrë për disa metra nga një tren mallrash.

Djali i vogël, vetëm 16 ditësh ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë.

Aksidenti i rëndë ndodhi të mërkurën, 2 shkurt në orën 12:45 në platformën 2, ku prindërit prisnin me fëmijën e tyre trenin për t'u kthyer në shtëpi, në Oltrepo Pavese. 

Është ende e vështirë të kuptohet se si mund të ketë ndodhur aksidenti tragjik. Dyshohet se një tren mallrash që kalonte në shina ka kapur karrocën e cila është përmbysur. 

Fëmija ka rënë nga karroca dhe ka përfunduar në shina, pa u goditur nga treni. 

I vogli ndodhet në terapi intensive

Ndërhyrja e menjëhershme e agjentëve të Polfer-it, të cilët ndihmuan prindërit, të tronditur nga ngjarja, ndërsa foshnja u shpëtua, u transportua menjëherë në San Matteo, ku ndodhet i shtruar në repartin e Neonatologjisë të Poliklinikës. 

Prognoza është e rezervuar pas traumës së rëndë të raportuar dhe foshnja ndodhet në terapi intensive neonatale, shkruan Tg Com.