Nga Elbasani e Korça bëhen bashkë të shesin kokainë, policia i zbulon banesën ku e përpunonin
Dy persona u arrestuan në flagrancë pasi akuzohen se ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta në lagjen nr. 10, Korçë.
"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë në përdorim nga 41 vjeçari u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të tij., si edhe në mjetin e tij tip "Volkswagen Golf", iu gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë" informon policia.
Në këtë banesë u gjet dhe 44 vjeçari nga Elbasani.
Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale, u ushtrua kontroll edhe në banesën e 44 vjeçarit në qytetin e Elbasanit, ku u gjet 37.6 gram lëndë e dyshuar kokainë.
Gjatë këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 129.2 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 120.2 gram prokusor, 2050 euro, 1 automjet tip "Volkswagen Golf" dhe 3 aparate celularë.

Të arrestuar në kuadër të operacionit “Epilog”
Elton A., 41 vjeç, banues në Korçë
Andi D., 44 vjeç, banues në Elbasan.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.