E rëndë/ Makina gjendet e shkrumbuar në rrugën e vjetër të Krrabës, brenda gjendet një person i pajetë
Një person është gjetur i shkrumbuar brenda një makine në afërsi të zonë së quajtur “Kryqi”.
Raportohet se viktima ka qenë në pjesën e pasme të automjetit tip “pasat”, i cili është shkrumbuar totalisht nga flakët.
Policia e identifikoi si Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të aksit Elbasan-Tiranë, pranë zonës së Krrabës.
"Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volksëagen Passat me targa AA 273 NU"informoi policia.
Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.