Gazetari Andi Vrapi tregon si e intervistoi Bebe Rexhen: Shkova tek hoteli, e prita tre orë
Ditën e sotme në emisionin “Jeto me Oren” ishte i ftuar gazetari thumbues Andi Vrapi. Ai në këtë intervistë na tregoi sesi ka nisur pasioni i tij për gazetarinë si dhe vështirësitë që ka hasur në këtë fushë.
Dëshira e tij më e madhe ka qenë të jetë prezent në ekran më shumë sesa të ishte thjesht gazetar. Kjo dëshirë i ka lindur duke parë “American Music Awards” në 2011 sepse aty kuptoi se i pëlqente çdo gjë që ka lidhje me ekranin.
Shumë njerëz e pyesin se përse Andi nuk ka një projekt aktiv në media dhe kjo vjen për shkak të zgjedhjes së tij dhe jo për ndonjë pamundësi.
Ai ka përfunduar studimet e larta për gazetari dhe në gazetari nuk përfshihet vetëm pjesa e ekranit por edhe marrëdhëniet me publikun, marketingu online si dhe rrjetet sociale që janë një mundësi shumë e mirë për të shpalosur aftësinë e një personi.
Së fundmi Andi po merret me pjesën kreative dhe promocionet e një klubi nate në Tiranë. Përveç kësaj ai ndihmon dhe artistët me punët e tyre.
Ai tha: Marrëdhëniet e mia me artistët janë shumë të mira sepse të ruash një miqësi të mirë është një kënaqësi shumë e madhe sidomos kur ata më tregojnë këngët e tyre përpara sesa ti publikojnë ose kur më përshëndesin nga skena.
Instruktorja Xhilda Qosaj: Ja disa nga përfitimet e “Kangos”
4 Shkurt, 19:08
Puna ime e parë ka qenë në bashkëpunim me Aulonën dhe më Fatmën dhe intervista ime e parë ka qenë më Bleona Qerretin.
Gazetari u shpreh se: Arilena Ara është një nga mikeshat e mia më të mira dhe duke qenë se mendimi i saj vlen shumë për mua pika e fortë sipas Arilenës është çiltërsia që më karakterizon.
Një nga intervistat e tij më interesante ka qenë ajo me Bebe Rexhën dhe Andi na tregon që një ndihmesë shumë e madhe për realizimin e asaj interviste ka qenë Bes Kallaku. Momenti më kulminant ka qenë kur Bebe Rexha i ka bërë follow në Instagram.
Ai na tregon gjithashtu: Unë jam surprizuar nga Adelina Ismaili sepse kur e kam parë për herë të parë Adelina ka qenë shumë e ngrohtë duke më ka përqafuar edhe pse nuk ishim takuar ndonjëherë.
Ai ka intervistuar gjithashtu, Ledion
Liçon, Alketa Vejsiun,Ardit Gjebrean,Blendi Fevziun, Rudina Magjistarin etj.
Andi shprehet se: Intervista që nuk ka shkuar dhe aq mirë ka qenë ajo me Kejsi Tolën,sepse Kejsi e keqkuptoi promon e emisionit dhe për të sheshuar këtë gjë është futur mik Olta Boka.
Kur Andi u pyet nga Ana Kallaku per reality shoën më të ndjekur siç është “Big Brother” ai na rrefeu se: “Kur ulem ne kafe me miqtë e mi refuzoj të flas sepse është humbje kohe.
Sipas Andit fituesi i Big Brother duhet të jetë mes Einxhelit, Beniadës dhe Donaldit”.
Andi ne tregoi se së shpejti do nisë një emision të ri në radio.

