Do ëmbëlsoheni/ Meteorologia prezanton motin me foshnjën në krahë (shikoni videon)

Në mes të kushteve atmosferike të këqija në SHBA, me parashikime që flasin  për stuhi dëbore që do prekin edhe shtetet qendrore, një nënë meteorologe prezantoi parashikimin e motit duke mbajtur në krahë foshnjën e saj 13 javëshe.

Menjëherë pas publikimit, video me nënën meteorologe me bebin e vogël në krahë u bë virale, duke marrë qindra komente pozitive.

Por pse prezantuesja transmetoi motin me të bijën në krahë?

Rebecca Suld, 42, nga Wisconsin, prezanton motin nga shtëpia për shkak të masave anti-Covid.

Pak para se të dilte në transmetim live për motin, e bija e saj u zgjua. E për të mos lënë pas dore të bijën, 42-vjeçarja vendosi të bëjë në të njëjtën kohë rolin e meteotrologes dhe të nënës.