Nga përdhunimi e deri te incesti, Dajana me një mesazh të fortë për abortin: Më mirë ta...
Gjatë diskutimit në D-Night për temën e mbrëmjes nëse jeni pro apo kundër abortit, ngjalli debat në studio.
Dhe për këtë temë kaq delikate për shoqërinë tonë, ku shpesh statistikat dhe rastet e frikshme të shtatzënive të padëshiruara mbeten të padeklaruara, sidomos me kushërinjtë, të bën të mendosh akoma edhe më shumë për këtë pjesë.
Dajana Shabani, drejtuesja e programit dha komentin e saj për këtë temë.
Ajo është pro abortit sidomos në rastet kur fëmijët vijnë nga një përdhunim apo të rriten në shtëpinë e fëmijës e të keqtrajtohen nga dy prindër të papërgjegjshëm.
Dajana: Lind natyrshëm pyetja: Më mirë abort, apo më mirë një fëmijë në shtëpinë e fëmijës? Ose një fëmijë i rritur nga dy prindër të papërgjegjshëm? Ose një fëmijë i rritur në kushte skandaloze? Ose një fëmijë që përdhunohet nga njerku i tij e më pas nga babai? Unë do të preferoja abortin në të gjitha këto raste!
Genardi: Por, kjo është vrasje, i ndërpritet jeta.
Dajana: Zemër më mirë “ta vras” sesa ta torturoj.
Genardi: Më mirë ta japësh për birësim.
Dajana: Ajo është tjetër temë, por një fëmijë me dy prindër të papërgjegjshëm nuk e ke idenë se çfarë bëhet nëpër fshatrat e thella të Shqipërisë. Shkojnë me kushërinjtë dhe nuk thuhet asgjë dhe janë të pakta rastet që dalin e na bëjnë edhe kështu si suedezë apo norvegjezë shqiptarët.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: