Nga shtypi i shkruar në televizion, si nis dita e një gazetari?

Herion Mesi, redaktori i RTV Ora dhe Ora News, rrëfen në studion e emisionit "Ditë e Re" se si nis dita e një gazetari.

Herioni pohon se ritmi dhe intensitetit i lajmeve janë kryefjala e  në gazetari. Ndër të tjera ai thotë se është angazhuar në shtypin e shkruar  prej 15 vitesh, ndërsa në televizion ka  pothuajse një vit.

Herion Mesi: Jam më i riu i Ora News, kam  nisur punën që prej korrikut të 2021. Kam diku te 15 vite që merrem me gazetarinë, kryesisht në median e shkruar. Kjo është përvoja e parë në televizion.  Dita nis me intensitet lajmesh. Hapet kompjuteri ndizen të gjitha, fillojmë shikojmë çfarë mungon si lajm, çfarë ka ndodhur, nëse ka ngjarje që është zhvilluar gjatë natës.